Kryeministri Rama ka zgjedhur një mënyrë të re për të nisur ditën. Në faqen e tij në Facebook ai postoi një foto ku tregon se në fund të vitit 2019 numri i të punësuarve në biznesin e vogël është rritur me 83 mijë në krahasim me disa vite më parë.
“Mirëmëngjes dhe duke vijuar me kokëfortësinë e shifrave të nxjerra jo nga fjalimet, por nga regjistrat e llogarive të shtetit, ku në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël, ju uroj një fundjavë të qetë” shkruan Rama.
Comments are closed.