I ftuar në emisionin 60 Minuta të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN ishte ish ministri I shëndetësisë Ilir Beqaj.
Në lidhje me përballimin e situatës së krijuar nga COVID19, Beqaj tha se Shqipëria e ka përballuar jo keq situatën, ndërsa pyetjes për shtimin e testimeve, ai thotë se nuk ka ardhur ndonjë e keqe nga testimi aktual.
Në lidhje me shëndetësinë falas, Beqaj tha se ndoshta nuk u arrit 100% ende, ka sjellë përfitime të larta për qytetarët duke ulur ndjeshëm harxhimet e tyre.
I deleguari I PS në qarkun e Shkodrës, thotë se PS ka filluar një process duke pyetur anëtarësinë për emrat e kandidatëve për deputet, dhe se në zgjedhjet e 2021 do të fitojnë mbi 70 mandate për të krijuar qeverisjen të vetëm.
Intervista:
Si e shikoni situaten e Covid-19 dhe si është përballuar situate nga autoritetet?
Unë besoj se leximi i situatës në Shqipëri nuk mund të shkëputet nga leximi i gjithë kontekstit global për faktin se jo vetëm Shqipëria është në pandemi, por edhe për faktin që përgjithesisht deri tani ,sipas meje , mendimi shkencor qoftë dhe ai shëndetësor, por edhe më gjerë kanë treguar që nuk i janë përgjigjur situatës në të cilën jemi. Në Shqipëri kemi 200 ditë që jemi me COVID-19 që nga rasti I parë, bota tashmë është në muajin e nëntë.Situata ështe komplet dramatike, por ajo që është shqetësuese mbetet shqetësuese. Ne në Shqipëri për mendimin tim e kemi përballuar relativisht jo keq,s’mund të them mirë për sa kohë që mund të degjoj që dikush mund të ketë dy fatalitete në familje. Përgjithësisht krahasimi bëhet me çfarë ndodh përreth, për sa kohe edhe ajo që ndodh është e njëjtë, pavarësisht se vendet kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Ajo cfarë ka rezultuar për mendimin tim, nuk mund të themi që vendet e pasura janë përgjigjur më mirë se vendet e varfra.
Ne jemi sot në Shqipëri, me 4500 raste të sëmurësh për 1 milion banorë. Mali i Zi është sot vendi më i prekur në Evropë , një vend që deklaronte që dy javët e para të qershorit nuk kishte asnjë rast.Ne jemi një vend që kemi një nivel mesatar fatalitetesh. Në Evropë jemi vendi i 29-të për numrin e të prekurve për 1 milion banorë dhe vendi i 22 për numrin e fatalitetve , me në krye Belgjikën. Nëse e shohim edhe vete Ballkanin mumd të jetë më mirë Greqia, Kroacia,Serbia por Bosnja, Mali i Zi edhe Maqedonia janë shumë më të prekur se ne.Nëse shohim tendencën e javëve të fundit Fanca ka deklaruar 16 100 raste të prekur brenda një dite. Ka një riaktivizim të virusit. Por nga ana tjetër vdekshmëria e rasteve në gjithe botën dhe Evropë është në rënie , pra ka më shumë sëmundje por relativisht më pak fatalitete.
A mendoni se duhet të ketë më shumë testime?Është një shqetësim I ngritur edhe nga opozita.
Testimi mund të jetë më i lartë, por nuk na ka ardhur asnjë e keqe deri më sot nga testimi i ulët pasi jemi në nivelin mesatar të përhapjes.Ajo çfarë mund të përmirësohet është shtimi intensiv, jo me hetim epidemiologjik, por kushdo që paraqitet dhe ka nevojë për shërbim spitalor të pazëvëndësueshëm dhe urgjent, për faktin se mundet që ai mos të ketë shenja, të mos e dijë që është I prekur por duke u shtruar në spital mund ta kthejë në vatër përhapjeje.
Pas shtatë viteve drejtim të partisë socialiste, a mendoni se është arritur shëndetësia falas ? A ka funksionuar skema pasi akoma ngrihet një debat I madh?
Në Shqipëri në 2018 po të ishe i pasiguruar nuk përfitoje asgjë nga sigurimi shëndetësor. Rezultonin 600 000 mijë vetë të pasiguruar të cilët sot kanë të drejte të bëjnë vizitë falas tek mjeku i familjes. Pas vizitës falas nëse duan të ndjekin hallakt e sistemit të referimit paguajnë kosto minimale për çdo vizitë të specializuar apo ekzaminime,si: ultrazanor, laboratorik, elektrofiziologjik, imazherik. Sot unë jam krenar dhe mund të them që ne kemi në Shqiperi ndoshta arritjen më të madhe qe nuk e ka asnje vend i Evropes. Për të bërë një skaner duhen vetem dy ditë dhe e ben falas, për të bërë një rezonancë magnetike në Shqipëri duhen jo më shumë se 16 ditë dhe e bën falas. Nuk besoj se ka vende të tjera qe ia kanë dalë. Mora këto dy shembuj se janë ekzaminimet më të kushtueshme. Nëse ke një sëmundje kronike edhe nëse je i pasiguruar sot mund të marrësh rimbursimin e ilaçeve. Nga pikëpamja formale e mbulimit dhe aksesit për mendimin tim është arritur shëndetësia falas. Ne mund të kemi mungesa sot, por ato mungesa i vuan ashtu si i siguruari edhe i pasiguruari. Falë asaj që kemi arritur ne kemi ulur ndjeshëm shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë. Nuk kemi thëne që do të jetë zero, por është shërbim shëndetësor falas për ata që kanë nevojë.
Skema Partneritetit Publik Privat a mendoni se ka funksionuar apo ka pasur probleme? Ndaj jush ka patur shuëm kritike në lidhje me këtë aspekt.
Për mendimin tim kjo është një nga kontributet më të mira që të shkojmë te shëndetësia falas. Kam dëgjuar një debat parmbrëmë që nuk na detyroni të bëjmë teste covid tek privati sepse keni privatizuar laburatoret e spitalit. Idiotësi, nuk kemi privatizuar asgjë. Qeveria shqiptare premtoi disa paketa për shkak të krizës ekonomike që u shkaktua nga COVID-19. Deri tani ka njohur dy paketa me vlerë rreth 115 milionë dollarë. Sipas jush a është e mjaftueshme kjo vlerë? Nuk është e mjaftueshme dhe asnjë shifër tjetër nuk është e mjaftueshme. Por sot mund të analizojmë a ka qenë mënyra e shpërndarjes më e drejta, si u absorbua dhe çfarë efektesh dha. Unë besoj se ne bëmë një mbështetje të domosdoshme për të garantuar jetesën minimale. Tani duhet ndjekur në vijimësi se si do të sillen sektorë të ndryshëm të ekonomisë kundrejt situatës sepse situata po vazhdon.
Kryeministri Rama pak ditë më parë tha se synojmë të shkojmë te paga minimale 30 mijë lekë. A është e arritshme deri në zgjedhjet e ardhshme?
Mjafton vetëm një vendim nga qeveri ku të ndryshohet paga minimale nga 26 mijë në 30 mijë.
kam një pyetje që lidhet më zgjedhjet. Bie në sy se në shuëm qarqe mungojnë risitë, madje kemi një rikthim tuajin në Shkodër, etj. A duhet të kishte me shumë risi?
Ne jemi politikanë. Po flasim për drejtimin politik, jo risi për kandatët. Drejtimi politik kërkon edhe eksperiencë edhe përvojë. Nuk është e lehtë të bësh risi në drejtimin politik.Ndërsa lista e deputetëve cdo mandat ka pasur risi që nga 2009, 2013 apo 2017 dhe besoj do të ketë. Në po fillojmë një process ku do të pyesim anëtarësinë dhe pastaj do gjithë pikat e këtij procesi.
Sa mandate do të marrë Partia Socialiste në këto zgjedhje?
Mbi 70 mandate që Edi Rama të marrë një mandate të tretë dhe të formojë një qeveri socialiste. Dhe ta formojë qeverinë me një mazhorancë të pastër socialsite.
Comments are closed.