Një ditë pasi i ngacmoi sedrën, dhe i kujtoi kohën kur vinte në Shkodër si mbushëse e furgonave të Saimir Tahirit, Elisa Spiropali ka telefonuar, dhe sipas tij ka kèrcènuar ish kreun e socialistëve për Shkodrën Edip Shiroka.
Ka qenë vetë ky i fundit që ka publikuar një telefonatë, nga një numër që rezulton të jetë i ministres Elisa Spiropali, dhe thotë që kjo e fundit e ka kèrcënuar dhe ka përdorur fjalë të pahijshme ndaj tij.
Skishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kèrcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë.
Ditët në vijim do shohim estradë , shkruan Shiroka në postimin e tij të sotëm. Vetë ministrja Spiropali nuk ka pasur asnjë reagim publik lidhur me pretendimet e Shirokës, dhe duket se gjithçka ka provuar ta zgjidhë privatisht, por pa sukses
Comments are closed.