reu i qeverisë Edi Rama, kishte ‘nderin’ pak ditë më parë që të pritej në rezidencën verore të Presidentit turk Erdogan, të cilit nuk mund ti shkonte asesi duarbosh. Kryeministri shqiptar duket se shkonte në këtë takim me dhuratën për Erdogan, që nuk ishte as më pak dhe as më shumë sesa mbyllja e disa shkollave të etiketuara si gyleniste në Shqipëri.

Ishte Agjensia e Lajmeve Turke ajo që njoftoi e para për mbylljen e këtyre shkollave, që nga Ministria e Arsimit janë paraqitur si veprime që janë kërkuar nga vetë institucionet arsimore në fjalë.

“Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë e hapur në vitin 1996 dhe të Memorial International School of Tirana MIST të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri”, ka transmetuar Anadolu Agency (AA).

Pasi njofton se këto vendime do hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare agjensia njofton se ato janë marrë mes datave 16 dhe 23 shtator, kur ish ministrja Besa Shahini kishte shpallur largimin dhe para se kryeministri të vizitonte Turqinë.

“Qeveria e Shqipërisë ka vendosur edhe mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore private parauniversitare Memorial International School of Tirana MIST, në të gjitha nivelet arsimore arsim fillor, arsim i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë, që administrohej nga Shoqëria Turgut Ozal Education.