Në Partinë Demokratike duke nisur nga 25 shtatori deri më 10 tetor anëtarësia e saj votojnë për kandidatët potencialë për deputetë.

Kjo është hera e parë që anëtarët e një partie politike në Shqipëri propozojnë dhe votojnë për ata që duan ti përfaqësojnë në parlament.

Kalendari i votimeve

Qarku Kukës – 25 Shtator

Qarku Dibër – 26 Shtator

Qarku Gjirokastër – 27 Shtator

Qarku Berat – 28 Shtator

Qarku Shkodër – 30 Shtator

Qarku Lezhë – 1 Tetor

Qarku Durrës – 3 Tetor

Qarku Elbasan – 4 Tetor

Qarku Vlorë – 5 Tetor

Qarku Korçë – 7 Tetor

Qarku Fier – 8 Tetor

Qarku Tiranë – 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale.