Britania e Madhe ditët e fundit ka paralajmërua një izolim të dytë pasi javët e fundit bilanci ditor i të infektuarëve dhe viktimave është i frikshëm .
Gjithashtu edhe shteti fqinj i Shqipërisë, Greqia ditën e sotme ka njoftuar se situta e pandemisë është e rëndë ku të paktën 59 shkolla janë mbyllur pasi u rihapën në 14 shtator, për shkak se rastet e reja të nxënësve të infektuar janë shtuar ndjeshëm.
Siç shkruajnë mediat e huaja Europa ka shënuar shifrat më të larta në në tre muajt e fundit, ndërkohë që frika e një vale të dytë të pandemisë goditi aksionet e udhëtimit, ndërsa bankat kanë pësuar një goditje të fortë si kurrë më parë.
Pub-et, baret dhe restorantet në Angli do të duhet të mbyllen nga ora 10.00 nga e enjtja nën kufizime të reja në të gjithë vendin për të ndaluar një rritje “eksponenciale” të rasteve të reja të koronavirusit
Skocia pritet gjithashtu të njoftojë kufizime të reja pasditen e sotme. Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babiš, pranoi të hënën se qeveria e tij kishte bërë një gabim kur lehtësoi kufizimet gjatë verës.
“Edhe unë u tërhoqa nga vera që vjen dhe gjendja e përgjithshme shpirtërore. Ky ishte një gabim që nuk dua ta bëj përsëri” ka thënë miliarderi populist në një fjalim televiziv
Comments are closed.