Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një intervistë për ABC News ka deklaruar se Lulzim Basha, Edi Rama dhe Presidenti Meta me bashkëshorten po mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.
“Tre oligarkë s’mund të vendosin për shqiptarët. Tre oligarkë që janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta bashkë me bashkëshorten e tij. Është një krizë ekonomike, krizë shëndetësore, krizë psikologjike që nuk tolerohet. Ata që e kanë çuar vendin buzë greminës kanë emra” tha ajo.
Më tej, Topalli u shpreh se kurrë opozita nuk është shitur, as majtas e as djathtas, sikur tani.
“Edi Rama i bën këto lëvizje se opozita i ka tradhtuar ata njerëz që ishin kundër Ramës dhe e ka lënë bosh atë fushëbetejë. Nëse do denonconte çdo korrupsion. Kurrë nuk është shitur opozita, as nga e majta e as nga e djathta. Nëse PD do kishte një lidershp të pakorrupstur, sigurisht që do vinte në pushtet dhe Rama s’do e merrte mandatin e tretë” shtoi ish-kryeparlamentarja.
Comments are closed.