Ka nisur ditën e sotme asfaltimi i segmentit të fundit të rrugës së Velipojës, nga Harku i Berdicës deri në fshatin Trush, në një gjatësi rreth 2km

Punimet u ndërprenë për rreth 2 vite për arsye të dëmshpërblimit nga qeveria për pronarët e tokës nga kalonte traseja e rrugës

Për përshpejtimin e procedurave, Bashkia e Shkodrës asistoi banorët për dokumentacionin, duke bërë të mundur edhe dhënien e dëmshpërblimeve.
Sipas kompanisë kontraktore, punimet pritet të përfundojnë brenda 15 ditëve.

Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka ndjekur ecurinë e punimeve, ndërsa gjatë një prononcimi për mediat, i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për çështjen e ByPassit por edhe projektit të hyrjes së qytetit të Shkodrës

https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/321986842404179/