Largimet nga puna për shkak të pandemisë e kanë ndryshuar strukturën e punësimit në vend në favor të punonjësve me paga të lartë. Sipas të dhënave të INSTAT kategoria e punonjësve më paga minimale shënoi ulje në totalin e punësimit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, ndërsa kategoria e punonjësve me paga të larta u rrit.
Mirëpo ky ndryshim nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së produktivitetit në ekonomi, por si rrjedhojë e shkarkimeve nga puna në kategorinë e pagave të ulta për shkak të efekteve negative që dha pandemia.
Në tremujorin e dytë të vitit punonjësit që deklarohen në tatime me pagë minimale 26 mijë lekë përbënin 26% të totalit te të punësuarve nga 26.4 që ishin në fund të vitit 2019. Gjithashtu të punësuarit me pagë minimale zyrtare arritën në 11.1 të totalit te të punësuarve nga 12.1 për qind që ishin në fund të vitit 2019
Ndërsa kategoria e punonjësve me paga 60,000-95,000 lekë zuri 19.9 për qind të totalit e punësimit në tremujorin e dytë 2020 në raport me 18.6 % që zinin në fund të vitit 2019
Gjithashtu kategoria e punonjësve me paga të larta 95,000-120,000 lekë ka rritur peshën në totalin e punësimit
Ndryshimi i strukturës së punësimit në favor të pagave të larta u ndikua nga rritja e menjëhershme e papunësisë në punonjësit me paga të ulëta. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë të vitit mbi 50 mijë persona humbën punën. Kjo kategori ishin kryesisht punonjës në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve, dhe përfaqësonin biznese të tilla si hotelet, baret dhe restorantet.
Gjithsesi punonjësit me pagë minimale deri në 30 mijë lekë në muaj zunë 37.1 për qind të të totalit të punësimit, ndërsa punonjësit me paga të larta mbi 95 mijë lekë në muaj zënë vetëm 8.4 5 të totalit të punësimit
Gjithsesi struktura e punësimit sipas nivelit pagave nuk paraqet realitetin për shkak se në sektorin privat ka nëndeklarim të tyre për tiu shmangur pagesës së kontributeve dhe tatimit mbi pagën. Informaliteti edhe në këtë drejtim llogaritet mbi 30 për qind dhe në disa sektorë edhe më i lartë
Edhe për shkak të një modeli ekonomik të orientuar nga krahu i lirë i punës Shqipëria ofron aktualisht nivelin më të ulët të pagave në Rajon dhe në Europë, si në sektorin publike dhe atë privat /Monitor
Comments are closed.