Në 68-vjetorin e ditës së tij të lindjes, kryeministri Edi Rama i ka bërë një mesazh të gjatë urimi, ku flet me superlativa për figurën e tij, por edhe tregon marrëdhënien që sot kanë mes njëri- tjetrit. Rama e quan “kafshë politike” që pati fatin të njihte, ndërsa rrëfen se sot kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe një komunikim miqësor.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur jo rastësisht këtë foto, është momenti i daljes së tij të parë për mediat pasi u lirua nga burgu, në të cilën vë theksin te ndryshimi që ka pësuar në fytyrë.
Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjen së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.
Comments are closed.