Situata në Shkodër ishte një tjetër pikë që solli debat në studio, ku fokusi ishte te largimi i Ditmir Bushatit nga Ministër i Jashtëm dhe më pasi si drejtues politik i PS në qarkun Shkodër.
Për Arben Pëllumbin largimi i tij ndodhi pasi në qarkun e Shkodrës socialistët nuk kishin më të njëjtin bashkëpunim dhe jo për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë. Madje Pëllumbi shtoi duke bërë një deklaratë të fortë se Bushati filloi kritikat e tij ndaj qeverisë vetëm kur u hoq nga Ministër i Jashtëm.
“Në Shkodër patëm disa situata politike të partisë e cila nuk kishte me kohezionin e nevojshëm dhe u pa e nevojshme të vinte një drejtues tjetër politik. Ashtu si dhe sot është vendosur dikush tjetër. PS ka një frymë që nuk i ka problem kritikat, debatet apo mendimin ndryshe dhe PS nuk largon askënd. Zoti Bushati ka ikur nga ministër me vendim të Kryeministrit dhe kjo është në dorë të Ramës. Ai u hoq nga ministër dhe pastaj foli”, tha Pëllumbi.
Nëse ka apo jo ndryshime të tjera në qeveri, për Arben Pëllumbin kjo është në dorë të kryeministrit por që “në korridoret e PS nuk ndihet fryma e ndryshimit të qeverisë”