Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 10 mësues kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Ersekës. Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit dhe prej momentit kur kanë rezultuar pozitiv janë izoluar në banesat e tyre

Ndërkohë, edhe në Devoll një çift bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur nga virusi.

Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja për to

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me nxënësit që tashmë kanë nisur mësimin, ndërkohë që protokolli parashikon zëvendësimin e mësuesve.