Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari doli e indinjuar nga mbledhja e djeshme e Këshillit Politik, duke thënë se do të këmbëngulë për hapjen e listave në masën 100 per qind

Ajo ka hedhur akuza në drejtim të tre partive të mëdha, PS PS LSI sipas së cilës nuk po kërkojnë ndryshim, por po luajnë për interesat e tyre personale. Ajo shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj

Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100 per qind të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30 per qind

Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz. Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100 per qind me mekanizmin që kemi propozuar ne. Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë pergjigje përfundimtare shkruan Hajdari

Në mbledhjen e djeshme palët nuk ranë në dakordësi, ku përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD të sjellë propozime konkrete, ndërsa Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nga opozita jashtë parlamentare kërkonin opinionin e OSBE ODHIR, por PS është shprehur kundër