Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 167 raste me koronavirus në 24 orët e fundit nga 862 testime të kryera.

Sipas ministrisë në dy spitalet Covid, po trajtohen 179 pacientë ndërsa ndodhen në intubim 8 persona, dhe 18 raste janë në terapi intensive.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Sa i përket situatës në spitale, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në përditësimin e sotëm, Ministria bën apelin e rëndësishëm për të gjithë prindërit: “Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë në gatishmëri, por kërkohet kontributi dhe bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID19