Deputetja socialiste Evis Kushi, e zgjedhur në qarkun e Elbasanit do të jetë ministrja e re e Arsimit. Kushi do të zëvendësojë Besa Shahinin, e cila sikur njoftoi pak ditë më parë do të largohet nga Shqipëria për shkak të familjes që ka në Kosovë. Kryeministri Edi Rama u shpreh me keqardhje për largimin e Shahinit, ndërsa nuk i kurseu vlerësimet. Largimi i Besa Shahinit përkon me ditën e parë të nisjes së vitit shkollor.
Të falenderoj shumë për të gjithë kontributin e madh që ke dhënë, edhe cfarë nuk është arritur do të vlerësohet për shkak të kohës aktuale. Pa diskutim do të vlerësohet, e vërteta është që puna e ministrisë së Arsimit ka pësuar një ndryshim radikal. Besa për arsye familjare, pasi tani ka një familje të krijuar rishtaz, që e detyuron që të jetë më shumë në Prishtinë sesa në Tiranë.
Përpara pushimeve më tha se mund të qëndroj deri në fund të mandatit në dispozicion, por duke qenë se kjo ministri është një përgjegjësi e madhe edhe politike dhe pamundësisë për të vijuar më tutje e angazhuar. Të mos qenit e lidhur me karrigen sikur i thonë dhe me shumë qytetari dhe përgjegjshmëri
Kështu që unë mora kohë, zysha do të marrë stafetën, kemi arsye të mjaftueshme. Evisi ka 7 vite e angazhuar në këtë betejë të përbashkët nga dekane e fakultetit Ekonomik në Universitetin e Elbasanit, kemi garancinë se nuk është subjekt e plagjiaturës, sepse doktoraturën e ka bërë në Angli.
Kështu që aty është me provë. Megjitahtë sfidat janë të mëdha dhe unë kam bindjen që Besa pavarësisht se nuk do të ketë karrigen do të ketë dispoznimin që të ndihmojë me të gjitha sugjerimet dhe këshillat.
Besoj që do të vazhdojë rrugën e duhur. Më vjen keq Besa se është një moment ndarje, pasi jam shumë i kënaqur, jo vetëm krenar, por edhe i nderuar që ke qenë bashkëpuëntore e imja dhe e vlerësoj shumë integritetin për thellësinë e të menduarit, prej burrneshe kosovare. Vlerësoj shumë gjithcka që kë bërë tha Rama
Besa Shahini u shpreh se një tjetër mandat larg familjes do të ishte i vështirë duke vendosur që të largohet drejt Prishtinës. “Angazhimin politik e kam filluar tre vite më parë
E kam të vështirë të vazhdoj një mandat tjetër larg familjes. Do të angazhohem për të majtën, një të majtë të re, demokratike, përfaqësimi gjinor që keni realizuar është shumë i mirë. Unë jam në dispozicion dhe mirëpres format e reja të bashkëpunimit
Evis je edhe pak e surprizuar. Detyrat për ne janë, për njerëzit janë, aq më tepër pas gjithë atij angazhimi si përfaqësuese e Elbasanit, edhe në paktin për Universitetin, në raport me problematikat në arsim. Ky është vazhdim i natyrshëm
E surprizuar, Evis Kushi u shpreh se drejtimi i ministrisë së Arsimit do të jetë një përgjegjësi e madhe.
Unë ju falenderoj shumë. Jam shumë e befasuar. Nuk e prisja. Është një privilegj shumë i lartë. Pas 7 vitesh angazhimi politik të jem ministre arsimi, është përgjegjësi e lartë, që të drejtoj sektorin ku kam punuar prej 23 vitesh. Është privilegj dhe përgjegjësi që të drejtoj ministrinë e Arsimit.
Akoma më shumë sepse jam nga Elbasani, që është djep i arsimit, të vijoj stafetën e atyre burrave të mençur, që kanë vendosur themelet e arsimit në Shqipëri tha Kushi. Abcnews.al
Comments are closed.