Me fillimin shkollave epidemiologët presin rritje të numrit të të infektuarve në vend. Në një intervistë për Tv Klan, epidemiologu Artan Simaku tha se do të jetë kjo grupmoshë që do të bëhet edhe përhapësi kryesor i virusit, prandaj kërkohet një respektim strikt i protokolleve të vendosura.
“Me rifillimin e shkollës parashikohet një rritje e numrit të rasteve. Barra kryesore e transmetimit do të kalojë nga moshat shkollore sepse do të shtohen kontaktet. Jo vetëm mosha shkollore, por edhe ata universitarë” tha Simaku.
Vjeshta dhe dimri pritet ta rëndojnë më shumë situatën epidemiologjike në vend. Simaku thotë se vendi nuk do të kalojë në karantinë, megjithatë gjithçka ngelët për tu parë nga shifrat e të infektuarve dhe shtrimet në spital.
“Nga fundi i muajit Nëntor dhe fillimi i muajit Dhjetor parashikohet që të qarkullojnë viruset e gripit. Kjo do e përkeqësojë situatën epidemiologjike. aktualisht nuk ka vend për karantinim dhe masa kufizuese me situatën aktuale ku jemi”
Përsa i përket shifrave të të infekturave në vend, Simaku thotë se prej javësh po shihet një qëndrueshmëri dhe nuk ka luhatje të kurbës së të infektuarve.
Tv Klan
Comments are closed.