Te prekur nga Co.vid 19 apo me simptoma te ngjashme ne pritje te kryerjes se tamponit, jane rreth 15 mesues te sistemit parauniversitar ne qarkun Shkoder qe nuk do te jene neser ne diten e pare te shkolles ne krye te detyres.
Shkodranews ka siguruar informacionin e autoriteteve shendetesore ne te 5 bashkite e qarkut, ku behet me dije se ne 14 shtator ato jane porositur te qendrojne ne shtepi duke shmangur ne menyre kategorike daljen ne shkolle apo cdo komunikim tjeter. Mesohet se bashkia Shkoder ka numrin me te larte te mesuesve qe do te mungojne te henen ne shkolla.
Drejtoria arsimore nderkohe ka porositur drejtuesit e shkollave te marrin masa per zevendesimin e oreve te tyre qe te mos krijohen probleme per mbarevajtjen e procesit. Shifra megjithate mbetet paraprake pasi nga ZVA Shkoder dhe ajo e Malesise se Madhe dhe Puke do te jete vetem mengjesi i 14 shtatorit qe do te jape nje panorame te plote.
Neser ne oret 7.30 – 8.00 prinderit duhet te paraqesin ne shkolle bashke me femijen edhe letren e plotesuar me te dhenat e femijes si dhe konfirmimin qe ai nuk ka shqetesime shendetesore. Te dhenat e plota do te analizohen cdo dite dhe kjo per te ndjekur ecurine qe do te kete rifillimi shkollave per vitin shkollor 2020 – 2021 ne vend, ku ministria do te veproje me 3 skenare sipas cdo zhvillimi qe do te kete situata me infektimet ne Shqiperi.
Comments are closed.