Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 168 raste të reja të infektimeve nga Covid 19 dhe janë kryer 877 testime.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.
Shifrat mbeten thuajse në nivele të njëjta me një të ditë më parë, ndërkohë që në spitale raportohen 178 persona të shtruar. Raportohen 75 persona të shëruar.
Ndërkohë, 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit: një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça. Numri total i viktimave që në nisje të pandemise, ka arritur në 334.
Comments are closed.