Situata në dy spitalet covid vijon të jetë shënojë rritje të shtrimeve e po kështu edhe rritje të numrit të personave të intubuar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar 178 pacientë, 4 më shumë se një ditë më parë.
Nërkohë 19 prej tyre janë në reanimacion dhe 9 janë të intubuar, ndërkohë një që ditë më parë numri i personave të intubuar ka qenë 7.
Ministria e Shëndetësise raporton se në dy spitalet covid po marrin trajtim edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Gjithashtu nën kujdes mjekësor janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativë me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes
/Opinion.al
Comments are closed.