Rruga që të çon në fshatin alpin po merr formë. Ky investim zgjidh përfundimisht problematikën e krijuar veçanërisht gjatë dimrit, kur ishte e pamundur të hyje në Theth. Inxhinieri thotë se është realizuar gjysma e punimeve, ndërsa në tetor pritet të nisë asfaltimi.
Deri më tani është e kënaqshme duke marrë parasysh dhe vështirësitë që ka objekti. Deri tani kemi realizur rreth gjysmën e punimeve, parashikojmë që rrugën ta kemi përfunduar në fund të muajit nëntor”, tha inxhinieri Elton Dhori.
Punimet po kryhen në disa faza, ku përfshihen edhe veprat e artit. Gjatë gjithë gjatësisë po zbatohen veprat e artit, ura, boks, tha ai. Rruga e Thethit është një investim i Fondit Shqiptar i Zhvillimit, punimet e së cilës nisën në shtator të 2019 ën dhe ishin parashikuar të përfundonin në korrik të këtij viti. Faktet se pse nuk përfundoi brenda afateve i rendit inxhinieri zbatues i kompanisë.
Ka pasur shumë vështirësi dhe ka dalë jashtë parashikimeve të projektit dhe kjo ka sjellë punë të tepërt, vështirësi ka pasur shkëmbi, por edhe gabimet që janë bërë në projekt, përfundoi inxhinieri.
Me mijëra turistë kanë vizituar ndër vite Parkun Kombëtar të Thethit. Aksi rrugor nga Qafë Thorja deri në qendër të fshatit ka qenë gjithnjë problematik, ndaj rruga e re pritet të krijojë impakt pozitiv dhe ta bëjë Thethin atraktiv si në verë ashtu edhe në dimër
Comments are closed.