Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 një mësues nga Pogradeci
Burimet thonë se 47 vjeçari ishte prej ditësh i intubuar në spitalin infektiv në Tiranë, ku dhe ka ndërruar jetë
Nuk dihet nëse mësuesi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa pritet që rasti i tij të jetë pjesë e të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 327 persona, ndërkohë që vetëm në 24 orët që lamë pas janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar
Comments are closed.