Zbardhet dëshmia e gjytares Mimoza Margjeka në seancën e sotme gjyqësore. Margjeka ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, pasi sipas saj nuk ka asnjë provë. Ajo ka sqaruar se nuk ka qenë relatorja e çështjes për të cilën akuzohet.
Po kështu, para togave të zeza ajo ka deklaruar se ka një 3 vjeç, për të cilin duhet të kujdeset dhe se po punon për të mbijetuar.
“Çështjen që me akuzoni as nuk e dija që ekzistonte. S’isha unë realtori i çështjes. Udhëzimi më lejon caktimin e masës së sigurisë, garanci pasurore. E kam mësuar ditën e seancës. As bashkëshorti im s’ka tagër të guxoj e të më thotë se çfarë po bëhet me një person.
Burri im nuk takon asnjë, u thotë “ke gjyq me gruan time, mos më tako” Mu gjat mandati në Korçës u shqetësova. Jam e deleguar në Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Burri im ka kërkuar një dhomë hoteli në Korçë se ku do të rrinim. Të gjithë e dimë se ku flemë, më një fëmijë 3-vjeç.
Po mbijetojmë që po shkojmë në punë. S’kisha mundësi që të kërkoja gjë tjetër dhe po të doja. Skam marrëdhënie pozitive me gjyqtarët në Korçë. Një çështje që se kam unë, del emri im. Kam edhe sms se kanë tentuar të më korruptojnë, por skanë shanse, sguxojnë. Unë arrest shtëpie jam me fëmijë 3 vjeç. Gjeni dike të më çoj fëmijët në kopsht. Skanë asnjë provë për mua. Të revokohet masa. Hetim me bujë e në fund pafajësi” mësohet të ketë thënë gjyqtarja
Comments are closed.