Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përkujtuar sot 22 vjetorin vdekjes së Azem Hajdarit, ndërsa ka publikuar një foto ku qëndron mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por Topalli nuk ka hezituar të japë edhe mesazhin e radhës duke shkruar: “Kur kishim opozitë”

Topalli bën “nul” kësisoj opozitën e sotme të Lulzim Bashës të cilin e ka akuzuar se ka dobësuar Partinë Demokratike dhe hapur ka thënë se ajo nuk kthehet në PD, sa kohë aty të jetë Basha në krye.