Teksa na ndajne 2 dite nga fillimi i vitit te ri shkollor, nje pjese e shkollave ne qarkun Shkoder ende nuk plotesojne kushtet higjeno sanitare e vecanerisht protokolleve te shtuara anti covid. Kryeinspektorja Arsida Tyli tha se problem me i madh mbetet mos pajisja me termometra infrared mungesa e sanitareve ne disa shkolla por edhe energjise elektrike



Probleme ka edhe me disa shkolla ne bashkine Malesi e Madhe ku 3 prej tyre nuk plotesojne aspak kushtet per te zhvilluar proces e rregullt mesimor



Njesia vendore e kujdesit shendetesor pritet te caktoje infermiere ne cdo shkolle te cilet kane detyre matjen e temperatures dhe kontrollet e tjera shendetesore per femijet. Po ashtu ISHSH kerkon nga pushteti vendor qe te shtoje sasine e pajisjeve higjenizuese ne shkolla