Një njoftim i minutave të fundit ka bërë me dije se mbledhja e radhës e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet në Shkodër në datën 25 shtator.
Pritet që në mbledhjen e këtij viti të nënshkruhen 3 marrëveshje të reja dhe të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara.
Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen janë: ajo për doganën e Durrësit, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.
Comments are closed.