Një bisedë mes miqsh, por që në fakt pritet të jetë dhe ofertë serioze dhe e mirëmenduar e Ilir Metës po qarkullon prej ditësh duke trazuar dhe njëherë ujërat e politikës në vend.
Burime jozyrtare për Faxweb.al bëjnë me dije se Ilir Meta po mendon të dorëzojë kostumin formal të Presidentit të Republikës më 26 prill të vitit të ardhshëm (një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare) dhe të përveshë mëngët për një post të rëndësishëm në ekzekutiv.
Po sipas këtyre zërave bëhet me dije se Meta është ofruar t’ia lërë karrigen e kreut të shtetit, Rexhep Mejdanit, Sali Berishës apo dhe vetë kreut të PD-së Lulzim Basha, në varësi të rezultatit zgjedhor, për të marrë në duar frerët e ekzekutivit si Kryeministër apo dhe thjesht ministër i Brendshëm.
Jap fjalën që për 48 orë vendi ynë do të jetë më i sigurti në botë, do të heq dorë nga çdo teserë partie”, mësohet të jetë shprehur Meta, i cili prej shumë kohësh është në përplasje direkte me kryeministrin Rama për çështje të nxehta siç ishin zgjedhjet një partiake të 30 qershorit të vitit të shkuar, kthimeve pa fund të ligjeve të miratuara mes shumë polemikash apo ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Rikthimi i Metës në politikën aktive në fakt është përfolur prej shumë kohësh nga zëra brenda mazhorancës por dhe opozitës, ndërsa LSI është bërë gati të të hyjë në një garë elektorale për herë të parë pa liderin e saj.
Kostot për këtë ‘mungesë’ ende nuk janë të qarta, por kjo lëvizje e Metës me shumë mundësi do të ndezë ‘në distancë’ motorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nëse kjo ofertë hidhet në tavolinën e të ‘mëdhenjve’ të politikës pyetja e vetme është: Kush është gati të ndërrojë vendin me Ilir Metën?!
Comments are closed.