Kodi Rrugor duket se do të ndryshojë sërish dhe një variant paraprak është nxjerrë për konsultim me një numër të madh ndryshimesh. Por ajo që bie në sy është përforcimi i sistemit të pikëve lidhur me lejen e drejtimit.
Edhe pse ky sistem ka vite që funksionon nuk ka pasur një aplikim të heqjes së pikëve në rastet e shkeljeve. Por çfarë ndryshimesh sjell Kodi i ri i nga masat për përdorimin e rripit të sigurimit dhe celularit tek ato ndëshkuese për parakalimet e gabuara, për kalimin e kufijeve të shpejtësisë, qarkullimin me makinë të blinduar pa autorizm apo automjet me targa të huaja që ka kaluar periudhën një vjeçare që i lejohet brenda territorit.
Së pari në lidhur me rripin e sigurimit në Kod saktësohet se kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.
Sa i takon përdorimit të celularit në nenin 171 pika dy saktësohet se është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.
Për ata që nuk e zbatojnë ligjin është vendosur 10 fishim i gjobës duke kaluar nga limitet pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë në pesë mijë në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë.
Comments are closed.