Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e “Shqipëria Live” Në fjalën e saj, ajo ka treguar se është ndjerë e diskrimi nuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale.

Më tej, Brisilda shton se kërkon që të largohet nga Shqipëria pasi nuk mund ta vazhdojë më normalisht jetën e saj në vend.

“Kam një muaj që e njoh, e kam njohur në një lokal nga grupi im shoqëror. Aty kam njohur edhe Nojën. Kemi pasur një raport sipërfaqsor. Nuk është e vërtetë deklarata e saj që më njeh prej 2 vitesh dhe që më mban me ushqim. Më intereson gjendja ime, dhe jo Rita e Noja. Nuk e kam ndjekur si çështje.

Punoje në lokalin e tyre?

Jo punoja në një call-center. Nuk kam pasur të bëj me të. Raporti jonë ka qenë rastësor. Tek lokali i kam ndihmuar ndonjëherë. E bëja vullnetarisht, kur isha e lirë. Më ftuan për një kafe dhe më çuan në një shtëpi dhe më bënë pres ion. Më detyruan për të bërë video. Më thanë nëse nuk e bën këtë video do të të vr asim. Kam qënë nën presion. Videon e shpërndarë dhe përfundoi aty ku përfundoi. Bëra de noncimin, e morën. Fillimisht më kishin marrë kartën e identitetit. Nuk ka qënë Margarita ajo që e postoi videon. Pas deno ncimit në Polici, më shoqëruan në shtëpi për të marrë gjërat e mia dhe më çuan tek shoqata.

Po me Ndojën?

Nuk kam pasur komunikim me të. Kam marrë informacion që ajo është liruar. Ndjehem e kërc ënuar. Nuk kam hyrë në mes të të dyve, mendoja që ishin të ndarë. Rrjetet sociale e kanë përdorur emrin tim për show dhe tallje. Kam humbur punën. Gjendja ka qënë shumë e tensionuar. Jam larguar nga Shkodra, tani jetoj në Tiranë. Shoqatat më kanë ndihmuar dhe jam këtu. Kam 3 javë në gjendje të keqe psikologjike. Duhet të gjej një vend pune, duhet të jetoj. Nuk mund të bëj jetë normale në Shqipëri. Kërkoj që të më ndihmojnë të iki nga Shqipëria. Nuk më interson çfarë ndodh me Margaritën dhe Ndojën. Uroj të bëhem shembull i mirë për femrat që rrinë të heshtura,” ka treguar ajo.