Kryeministri Rama ishte në Vorë per te pare nga afer kantierin e Rindërtimit, fillimisht me infrastrukturën e re nëntokësore e rrugore dhe së shpejti do nisë prishja e të gjithë pallateve e godinave në zemrën e bashkisë.
Kryeministri thotë se 404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, “do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat”
Rama ka bërë edhe batuta me ndërtuesin i cili ka të njëjtin emër si kryeministri. Ai e vlerësoi se bën i punët me shpejtësi dhe i kërkoi me shaka të heqë emrin se i dukej sikur flisnin për të.
“Do keni problem se është nga ndërtuesit më punëtorë e më të shpejt thyesi i të gjithë rekordeve të afateve e s’i bën shkel e shko por tamam, ndaj e përjashtuan nga partia për ca kohë. A është rehabilituar tani? EEE, je akoma në riedukim, eh mor Ram, mor Ram, po hiq qafe emrin se më duket sikur është emri im” tha Rama.
Comments are closed.