Një numër i madh pacientësh kërkojnë ndihmë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi ata dyshohet se janë infektuar me Covid
Vetëm javën e kaluar 73 persona kanë kërkuar asistencë mjekësore, ndërsa 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Tiranë
Sipas statistikave që vijnë nga organet shëndetësore në Shkodër, aktualisht në Spital janë rreth 12 persona që ndodhen në spital
Ndërsa rreth 55 pacientë trajtohen në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familjes. Mbi 620 persona është numri në total nga fillimi i pandemisë që janë prekur me COVID 19-të në Shkodër, ndërsa 90% tyre janë të shëruar.