Nje i moshuar, pushues nga Kosova humbi jeten sot nga infarkti në plazhin e Velipojës.

Viktima njoftohet të jetë nga qyteti i Ferizajt. Një pushues i cili me profesion është infermier kishte tentuar që të ndihmojë atë pas nxjerrjes nga uji, pasi që ambulanca raportohet të jetë vonuar për një orë.

Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku, ndërsa Klan Kosova publikoi një video kur autoambulanca mori trupin e tij derisa pushues të shumtë u shprehën të revoltuar, duke e quajtur të turpshme vonesën e autoambulancës.