Ngjarja e familjes Josifi në Kombinat pak muaj më parë, ka tronditur mbarë Shqipërinë, ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara. Blerta, është vajza e vetme e mbijetuar dhe dy javë më parë ajo ka dalë nga ambientet e spitalit nga ku edhe po trajtohej dhe është vendosur në shtëpinë e xhahait të sja në Përmet.
Të afërmit e familjes Josifi janë shprehur të tronditur për ngjarjen, pasi për shumë muaj me radhë ata trokisnin te dera, por vetë ato nuk i lejonin të hynin brenda.
Sipas dëshmive brenda shtëpisë mbahej trupi i pajetë i Anisës prej 15 muajsh. Pasi doli nga spitali, Blerta është mrrë nën kujdestarinë e xhaxhait dhe dajës së saj ai ka rrëfyer në studion e emisionit me Zemër të Hapur se është i shqetësuar për gjendjen e Blertës pasi ajo ende nuk ushqehet dot vetë.
Madje ajo herë pas here shfaq edhe probleme në logjikë pasi deklaron gjëra që bien ndesh me ato që thotë më parë.
Jam ende i shqetësuar për Blertën pasi ajo nuk është në gjendje të jetojë apo të ushqehet vetëm. Pasi doli nga spitali ne jemi kujdesur dhe po kujdesemi shumë për të, pasi ajo është e pa qëndrueshme ende në logjikë. Ka momente që e pyes për diçka që ka të bëjë me ngjarjen dhe ajo në fillim thotë diçka tjetër dhe në fund thotë diçka tjetër. Nuk mund ti besoj asgjëje apo ta marrë definitive pasi ajo i mohon dhe i pohon gjërat që ne e pyesim.
Por unë shpesh herë mundohem ta pyes sesi qëndron e vërteta dhe se çfarë ndodhi brenda atyre mureve, por nga sa më ka shprehur Blerta si fillim këtë vetëflijim e kanë nisur Zhaneta dhe Blerta të cilat nuk ja dolën dot dhe dolën nga dhoma, pastaj këtë insiativë e mori e ndjera Anisa e cila ndërroi jetë 15 muaj më parë sipas mjekësisë ligjore.
Zhaneta shkonte në punë tre muaj para se të ndërronte jetë dhe kthehej me gëzim në shtëpi pasi mendonte se do të gjente Anisën të ringjallur. Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vetëflijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë
Në fillim Blertës i shfaqeshin pamje dhe bërtiste ndërsa tani është pak më qetë. Pasi doli nga spitali ne i kemi qendruar mbi kokë dhe nuk kemi neglizhuar për asnjë moment atë çka mjekët na pohuan pasi ajo përkeqësohet nga momenti në moment. Unë dhe familja e dajës së saj kemi marrë kujdestarinë e saj dhe po e mbajmë me radhë, tani ajo ndodhet te shtëpia e dajës, nuk e lejojmë asnjë moment vetëm, kur duhet të lëvizi dikush shkon dikush nga ne që qëndron me të.
Comments are closed.