Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në plazhin e Velipojës ku një pushues nga Kosova humbi jetën. Qytetarët e pranishëm janë revoltuar pasi sipas tyre ambulanca ka vonuar më shumë se një orë nga momenti kur u kërkua ndihmë dhe për pasojë pushuesi humbi jetën.

Klan Kosova ka publikuar një video kur autoambulanca mori trupin e tij teksa pushues të shumtë u shprehën të revoltuar, duke e quajtur të turpshme vonesën e autoambulancës, e thërrisnin “marre, marre” “o të q… zoti fare”

Viktima thuhet se është nga qyteti i Ferizajt dhe ishte nxjerrë i gjallë nga uji. Një tjetër pushues me profesion infermier kishte tentuar që të ndihmojë atë pas nxjerrjes nga uji, pasi ambulanca raportohet të jetë vonuar për një orë

Sipas dëshmitarëve, i moshuari sapo ka hyrë në ujë për tu larë, ka pësuar infarkt.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës, me ambulancën e këtij qyteti, pasi në Velipojë shërbimi i ambulancës është mbyllur në datën 31 gusht

https://youtu.be/-90oQwaXXG8