Gjykata e Apelit në Durrës ka liruar nga qelia 5 nga 8 komisionerët e arrestuar pak kohë më parë për zgjedhjet e vitit 2017 pasi publikimeve të përgjimeve në dosjen 339, për blerjen votash, të cilët ishin lënë më parë në urg.
Bëhet me dije se janë se janë lënë të lirë shtetasit Shpêtim Stafa, Fredi Marku, Emilian Tuda, Dalvis Biba dhe Indrit Bici
Mesohet se keta persona kishin bërë ankimim dhe u lanë në arrest shtëpie, nderkohe qe 3 të tjerë vijojnë të mbeten ende në burg, pasi nuk kishin bere ankimim.
Kujtojmë se nga 20 të arrestuar, janë liruar nga Gjykatat shumica e komisionerëve kurse 3 mbeten ende në burg
Ishte SPAK që në fund korriku lëshoi 22 urdhër – arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën
Fillimisht me çështjen u mor GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Më pas kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe çështja kaloi në Durrës tek Gjykata e Rrethit
Comments are closed.