SHKODRA E KA KUPTUAR QE TI NUK BEHESH, EDI RAMA!!!!

Pasi po i heq cdo drejtori e inspektoriat të rëndësishëm Shkodrës, duke i transferuar në Lezhë, Edi Ramën e rren mendja se do i mashtrojë prapë shkodranët me video 3D të një pune, që “do të” bëjë në vitin e 8 në pushtet! Më përpara nuk kishte kohë se gërmonte për persona të inkriminuar që ti kishte në krah e tia vinte përballë shkodranëve dhe po punonte se si shërbimet e vendet e punës tua conte sa më larg, në Lezhë!

Kur i hoqi të gjitha drejtoritë, atë arsimore rajonale të parën, nuk përgatiti video, qoftë edhe të thjeshtë, jo 3 D. E bëri tinës, sic e ka zakonin e pas krahëve! Në vitin e 8 në pushtet, edhe socialistët e ndershëm të Shkodrës i ka zhgënjyer me këtë model dhe ky është një realitet kokëfortë që Edi Rama e di mirë!

Budalla është ai që bën të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe pret rezultat të ndryshëm!

Të ka dalë boja Edi Rama! Por po ia del mbanë më së miri të bëhesh qesharak tani në ikje e sipër