Një institucion në Britaninë e Madhe është detyruar tu kërkojnë falje qytetarëve. Këshilli i Stockport u kërkoi banorëve që ta trajtojnë koronavirusin sikur të ishte vjehrra e tyre.

“Hileja për distancimin social është të veproni sikur vjehrra është nëpër çdo cep të shtëpi” tha përmes një statusi Këshilli i Stockport në Britaninë e Madhe, shkruan abcnews.al.

Ky postim ndezi komente dhe zemërim nga përdoruesit e mediave sociale të cilët theksuan rritjen e dhunës në familje gjatë bllokimit, e cila prek në mënyrë disproporcionale gratë.

Pas kësaj, një zëdhënës i Këshillit të Stockport deklaroi: “Këshilli ka hequr postimet në rrjetet sociale. Ne kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar“ G.V/abcnews.al