Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama pas takimit me grupin parlamentar do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive
Takimi pritet të zhvillohet sërish në qytetin e Elbasanit ndërkohë në fokus të takimit do të jenë porositë për kryebashkiakët socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë për Partinë Socialiste
Takimi i djeshëm i deputetëve me kryetarin Edi Rama u mbyll me një paralajmërim të fortë, se nëse nuk japin gjithçka për të siguruar votat për PS nuk do të jenë në formacionin e ardhshëm. Nuk dihet ende nëse tonet do të jenë po kaq të ashpra dhe për kryebashkiakët socialistë
Comments are closed.