Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavírusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll vírusin, mund të jetë “recetë për kátastrofë”. Tedros e ka pranuar se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajve të përballjes me rrezikun e koronavírusit.

“Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit tiu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt” ka thënë Tedros në një konferencë për media

“Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar” ka thënë ai.

“Realiteti është që ky vírus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për kátastrofë” ka thënë mes tjerash ai përgjatë një konference për media në Gjenevë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 25 milionë persona të prekur nga sémundja COVID19 që shkakton koronavírusi. Prej tyre, mbi 847,000 pacientë kanë vdékur