Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu ka dërguar një letër krerëve të partive politike para se të caktohen kandidatët për deputetë.
Në letrën drejtuar, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, ambasadorja Kim bën apel që kandidatët për deputetë të kalojnë në vetting.
“Inkurajojmë gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të kandidojnë vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë. Të gjitha partitë të bëjnë vetting të kandidatëve. Do të mbani përgjegjësi për kandidatët” thuhet në letrën e ambasadores.
Në mesazhin e ambasadores thuhet se ‘SHBA do të vijojë që të luftojë korrupsionin dhe do të qëndrojmë krah atyre zyrtarëve që e luftojnë’