Rrjetet sociale po përdoren nga të rinjtë dhe jo vetëm për tu argëtuar por dhe për tu shkëputur nga realiteti. Videot gazmore, fotot argëtuese e sidomos ato që quhen ‘meme‘ janë të parat që shfaqen në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’. Pre e tyre më së shumti janë figurat publike e shumicën e rasteve politikanët.

Duke qënë se këta të fundit e kanë jetën private shumë të fshehur, faqe të ndryshme tentojnë që me anë të fotoshopit të ‘zbulojnë’ se me kë shoqërohen figurat e njohura të partive në vend.

Kështu, që nga presidenti i vendit Ilir Meta, kryeminstri Edi Rama, kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha e deri të mjeku Pëllumb Pipero, të gjithë figurat që janë non-stop në ekranet shqiptare janë bërë meme nga një faqe që merret me zëvendësimin e personave (kokën e një personi e zëvendësojnë me një tjetër)

Edi Rama me trup djaloshi të palestruar, Pipero i shoqëruar me femra sexy, Basha dhe Rama apo Rama dhe Berisha së bashku….fotot e mëposhtme janë super të gjetura dhe mbi të gjitha të punuara aq mirë saqë për një moment mund të duken dhe si reale.

Nëse nuk do e dinim që janë fotoshop, me siguri mund të thonim se politikanët shqiptarë e kaluan verën me këta persona dhe në këto vende / Dosja.al