Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria nuk do të futet më në karantinë pavarësisht shifrave të të infektuarve.
“Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por cdo ditë, ku cdo kush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re.
Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik” tha Rama, gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, ku trajtohen të infektuar me Covid19
Po ashtu, kryeministri premtoi një rritje të konsiderueshme pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët, që prej muajsh po përballeN me koronavirusin, në vijën e parë të betejës. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk flitet për një rritje page me 5 apo 7, por nga viti i ri 2021, do të ketë një rritje të konsiderueshme pagash
“Po përgatitemi për një rritje masive të shtrirjes së pagave. Duam që të realizojmë një rritje page që të jetë shumë e konsiderueshme. Ne po bëjmë kalkulimet për të finalizuar shumën, por ne duam që në aspekt të pagës përtej bonusit që ju si në vijën e parë të 1 000 Eurove, po flasim për gjithë mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë.
Të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Nuk po flasim për një rritje që parashikohet sot shumë larg në kohë, por për një rritje që ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt qysh në fillim të vitit të ardhshëm” tha Rama /Opinion.al
Comments are closed.