Eno Kanani mjeku shkodran i cili është prekur nga COVID19 ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ai pritet të transportohet nëTurqi për të marrë një trajtim më të specializuar.

Familjarët në pamundësi për të paguar transportimin drejt shtetit Turk u kanë bërë apel për ndihmë të gjithë qytetarëve duke ngritur një fushatë për mbledhjen e fondeve.

David Hosaflook i cili është dhe organizatori i fushatës , shkruan se sipas informacioneve të marra dhe falë fondacioneve të dhuruara në rrjet, është siguruar edhe mjeti me të cilin ditën e diel, mjeku, babai i tre fëmijëve, do të transportohet drejt spitalit të Turqisë për të marrë mjekimin e duhur.

Eno kanani ka qënë edhe predikues i Kishës Ungjëllore “Shpresë për Shkodrën” ku herë pas here mbante trajtesa nga pjesë të biblës