Dy politikanët e njohur që kanë një karrierë të gjatë në politikë, përveç faktit që janë të dy të majtë, ata i bashkon edhe një detaj tjetër, pasi janë që të dy nga Vlora.
Nuk e dimë nëse në fjalorin e tyre ekziston shprehja epike e vlonjatëve Mos ma merr për mburrje, por jam nga Vlora, por ajo që dimë me siguri është fakti se që të dy zgjedhin Vlorën për të pushuar. Fotot e publikuara nga panoramaplus janë bërë pak ditë më parë.
Diku në një bar shfaqet Skënder Gjinushi, dikur Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i Partisë Social Demokrate, por që sot drejton Akademinë e Shkencave.
Ai është në shoqërinë e bashkëshortes dhe po shijojn pamjet mahnitëse të qytetit bregdetar.
Në Vlorë, këtë gusht të nxehtë ndodhet edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai është takuar me Gjinushin në Vlorë dhe të dy kanë biseduar për disa minuta.
Me sa duket, situata e Covid it nuk i ka frikësuar aspak Gjinushin dhe Xhafajn. Ata kanë lënë pas Tiranën përvëluese të gushtit, duke i dhuruar vetes disa ditë pushimesh në Vlorë, vendlindjen e tyre.
Comments are closed.