Kjo e dielë ka sjellë rekord përsa i përket bilanceve të koronavirusit në vend dhe fatmirësisht për mirë. Gjatë 24 orëve të fundit sipas autoriteteve kanë fituar betejën me koronavirusin 148 persona, ndërsa në total janë kryer 785 testime.
Nga këto kanë rezultuar pozitiv me COVID19 152 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 8427. Fatkeqësisht ditën e fundit janë mposhtur nga pandemia 5 persona, një fakt që fakteqësisht e çon numrin e të vdekurve në vend në 250. Personat që kanë humbur jetën janë një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID19 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.
Comments are closed.