Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për të riun Indrit Bajraktari.
25 vjeçari ka dalë ditën e sotme para gjykatës, ndërsa ka folur për herë të parë duke treguar versionin e tij të ngjarjes së rëndë. Indrit Bajraktari u shpreh se së bashku me vajzën ranë nga motori gjatë xhiros në det dhe nga ai moment nuk mban mend asgjë.
Pas ngjarjes i riu doli në breg me not, ndërsa u shoqërua nga punonjësit motorskafit, që po e kërkonin pasi u vonua më shumë se 30 minuta. Por dëshmia e tij ngre disa pikëpyetje, pasi i riu shprehet se qëndroi për rreth 40 minuta pa ndjenja në ujë dhe pasi u përmend doli me not.
E ndërsa deklaroi se nuk ka dijeni si përfundoi çelësi i motorskafit në qafën e saj, Bajraktari tregoi njohjen me vajzën dhe shtoi se nuk e dinte që ishte 17-vjeçe.
Kemi rënë të dy pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Jemi rrezuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur dhe dola me not. Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafeve se ata ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua.
Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është ne Angli dhe kemi njohje tha ai
Comments are closed.