Report Tv zbardh dëshminë e nënës së vajzës 17 vjeçe që u mbyt katër ditë më parë në Velipojë. Nëna e 17 vjeçares Enisa Doda ka deklaruar para oficerëve të policisë se vajza i kishte kërkuar leje për të dalë për kafe me një shok, por që nuk u rikthye më e gjallë.
“Atë ditë vajza më kërkoi leje të dilte për kafe me një shok. I dhashë leje, ndërkohë që më vonë mësova lajmin tragjik”
Deklarata është dhënë para oficerëve të policisë së Shkodrës ditën e ngjarjes kur u nxor i pajetë trupi 17 vjeçares, raporton gazetari i Report Tv Ergys Kavaja
Comments are closed.