Artisti i njohur shkodran, Enrik Çefa ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare si pasojë e korònavirusit. Çefa ishte shtruar në një prej spítaleve Còvid në kryeqytet pasi ndodhej në gjendje të rèndë dhe u fut në intubim, por nuk ia doli ti mbijetonte sèmundjes.

Enrik Çefa ishte mësues muzike, por njëkohësisht ishte i angazhuar në disa festivale në Shkodër për të rritur dhe fëmijë. Një nga këngët më të njohura që ai ka kompozuar eshtë edhe ‘Vajza shkodrane’.

Pritet që rasti i tij të konfirmohet ditën e nesërme në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa për 24 orët e fundit, është njoftuar se kanë ndërruar jetë 4 pacíentë dhe janë infèktuar 155 persona të tjerë me korònavirus