Fax News ka zbardhur dëshminë e Stjuart Smakajt i cili u vetëdorëzua dje në pólicinë e Shkodrës për ngjarjen e ndodhur dy netë më parë ku humbi jetën áksidentalisht Gledis kraja, 23 vjeç shok i ngushtë i tij.
Kam qéll.uar në drejtim të makinës, ku ishte Denisi, por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe gjithcka ka ndodhur gabimisht” ka thënë ai.
Smakaj ka sqaruar edhe pjesën tjetër të ngjarjes që shérri ka nisur për parkimin e kamionit të mobilieve, të cilat i kishin porositur dy vëllezërit
Smakaj ka deklaruar në pólici se gjatë shérrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë á.rmë, ndaj dhe është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka marrë automatikun me idenë për të qél.luar shtetasin Denis Halili, por nuk e ka ditur se pas makinës ka qenë edhe shoku i tij
Burime bëjnë me dije para hetuesve ka folur edhe Denis Halili, shenjestra e átentatit, i cili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës, atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet.
Në atë moment kur të dy ndodheshin te makina ka ndodhur gjithcka
Comments are closed.