Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar , OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. A, banues në Shkodër, S. R banues në Shkodër, i dënuar

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL dhe më pas, përgjigjet e marra do ti dërgohen SPAK, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. /tvklan.al