Roland Luçi, ish-futbollisti i kombëtares, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka komentuar një nga deklaratat e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Shkodrani thotë se Brataj mund të jetë mjek i mirë por nga formimi i përgjithshëm ‘duket pak debil’.

Një reagim i tillë ka ardhur pasi Brataj tha se në shtator pritet të ketë rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19, edhe si rrjedhojë e shtimit të testeve.

Luçi nuk ngurron ta quajë ‘debil’ Bratajn i cili sipas tij mund të jetë mjek i mirë por nga formimi i përgjithshëm ‘duket pak debil’.

Reagimi i plotë: Ky eshte Dr.Brataj, shefi i te ashtuquajtures Urgjence Kombetare:
Sipas tij ne shtator do kete rritje te madhe te numrit te te infektuarve me Covid dhe shkaku eshte…shtimi i testeve! Pra nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, thote z. Brataj, i cili mund te jete mjek i mire, po keshtu nga formimi i pergjithshem duket pak debil. Me logjiken e tij i bie qe duke nderprere testet, zhduken dhe te infektuarit!

Ngushellim per te eshte se te tille ka me shumice neper bote. Sipas rregullave te qeverive perkatese, austriaket qe kthehen nga Kroacia duhet te testohen dhe te karantinohen se sjellin virusin me vehte, kurse gjermaneve s jua ndjen ne kete drejtim. Por gjermanet qe kthehen nga Majorka duhet te testohen dhe karantinohen, kurse per austriaket kthimi nga ishulli spanjoll nuk perben ndonje problem.

E kishim fjalen te debilet. Jo se jane shtuar, po kjo puna e ketij virusit i ka nxjerr shume ne pah, duken nga larg me budalleqet pa fund. Por e keqja nuk eshte se duken a fshihen, e keqja eshte se ata qeverisin!